Sport

Ardon Jashari në prag të transferimit te Milani – Jashtë listës për Ligën e Kampionëve, kontrata pesëvjeçare në horizont

Ylli shqiptar, Ardon Jashari, është gjithnjë e më pranë realizimit të ëndrrës për të veshur fanellën e Milanit. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut, i shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Belgjikë, pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin italian, që do t’i sigurojë atij një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Sinjalet për një marrëveshje të afërt u forcuan edhe më shumë ditën e sotme, kur Jashari mbeti jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga Club Brugge për ndeshjen ndaj Salzburgut në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Mungesa e tij lidhet drejtpërdrejt me negociatat e avancuara me Milanin, të cilat pritet të finalizohen shumë shpejt. Brugge do të përfitojë 34 milionë euro nga transferimi i Jasharit, plus 3 milionë euro në formë bonusesh.

Mesfushori, që më parë ka qenë pjesë e Luzernit, ka refuzuar disa oferta nga klube të njohura evropiane për t’iu bashkuar skuadrës kuqezi. Ai është i vendosur të dëshmojë talentin dhe cilësitë e tij tek shtatë herë kampionët e Evropës.

Kalimi i Jasharit te Milani konsiderohet si një nga transferimet më të mëdha të një lojtari shqiptar në futbollin elitar evropian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button