Kosova

Mot më i nxehtë dhe me diell në ditët në vijim – fundjavë me temperatura deri në 36°C

Pas një periudhe me mot të paqëndrueshëm, vendi pritet të përfshihet nga kushte më të ngrohta dhe stabile atmosferike gjatë ditëve në vijim.

Të mërkurën do të mbajë mot më i ngrohtë me intervale të gjata me diell. Pasditja mund të sjellë kalime vransirash dhe kushte për ndonjë rrebesh lokal shiu, kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë nga verilindja, mesatare deri mesatarisht e fuqishme, me shpejtësi 6 deri në 14 metra për sekondë. Temperaturat minimale pritet të zbresin në 12°C deri 15°C, ndërsa ato maksimale të arrijnë në 28°C deri 30°C.

Të enjten vendi do të përfshihet nga vransira, por pa reshje shiu. Ndërkohë, nga e premtja pritet përmirësim i dukshëm i kushteve meteorologjike, me mot të kthjellët, me diell dhe mjaft të nxehtë.

Temperaturat do të jenë në rritje graduale, duke shënuar 29°C deri 31°C gjatë ditëve të enjte dhe të premte. Në fundjavë, pritet kulmi i të nxehtit, me temperatura që do të arrijnë në 34°C deri 36°C. Minimalet do të vazhdojnë të luhaten ndërmjet 12°C dhe 15°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 3 deri në 10 m/s.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button