Show biz

Apeli shpall të pafajshëm Luiz Ejllin dhe Fatmir Avdurramanin: Hidhet poshtë vendimi i Shkallës së Parë për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, duke shpallur të pafajshëm Luiz Ejllin dhe Fatmir Avdurramanin nga akuzat për falsifikim dokumentesh.

Vendimi vjen pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga avokatët Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, të cilët kërkuan rrëzimin e vendimit fillestar dhe rivlerësimin e provave në proces.

Luiz Ejlli ishte dënuar më parë me një vit burgim, por Apeli ka vendosur të ndryshojë tërësisht vendimin e mëparshëm dhe të hedhë poshtë akuzat ndaj tij dhe bashkë të pandehurit, duke konkluduar se mungojnë provat e mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e tyre.

Ky vendim konsiderohet një precedent i rëndësishëm për proceset penale që lidhen me akuza për falsifikim dokumentesh, duke theksuar rolin thelbësor që kanë procedurat ankimore në sigurimin e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button