Lajme
Kryesore

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të anuluar sekuestrimin e celularit të saj.

Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi masën e vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke i dhënë të drejtë Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe sekuestrimin e pajisjes.

Xoxa është nën hetim për disa vepra penale, përfshirë “Korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në 9 raste, “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive dhe interesave privatë”.

Hetimet ndaj saj po zhvillohen në kuadër të një dosjeje më të gjerë që lidhet me veprimtari të dyshuara korruptive në nivele të larta të pushtetit vendor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button