Ambasadori gjerman Jorn Rohde përfundon mandatin e tij në Kosovë pas pesë vitesh

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, po e përfundon mandatin e tij pas pesë vitesh shërbim në vend. Në një video lamtumire, Rohde tha se do t’i mungojë Kosova, jo vetëm për motin dhe bukuritë natyrore, por edhe për mirësjelljen e njerëzve dhe ecjet në male.
Ai përmendi arritjet gjatë mandatit të tij, duke veçuar liberalizimin e vizave në vitin 2024, si dhe sfidat që mbeten, si mungesa e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Rohde theksoi lidhjet e veçanta mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke përmendur 600 mijë kosovarë që jetojnë në Gjermani, dhe shprehu besimin se miqësia mes dy vendeve do të vazhdojë.
Në fund të mesazhit, ambasadori i njohur si fans i futbollit, i “gjuajti topin” pasardhësit të tij, Rainer Rudolph, duke simbolizuar vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në Kosovë, Rainer Rudolph pritet të marrë detyrën së shpejti.



