Kosova
Kongresmeni amerikan Keith Self takohet me presidenten Osmani në New York

Kongresmeni amerikan, Keith Self, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York, ku ajo po merr pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kongresmeni republikan falënderoi Osmanin për kohën e ndarë gjatë vizitës në SHBA, duke theksuar se ajo ka zhvilluar takime edhe me presidentin amerikan Donald Trump dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.
“Jam mirënjohës presidentes Osmani të Kosovës që kaloi kohë me mua pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara,” shkroi Self në Facebook.



