Kosova
Kryesore

Ambasadori britanik takohet me Presidenten Osmani: “Ngërçi politik i rëndë për Kosovën”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me Presidenten Vjosa Osmani të martën, ku është diskutuar situata aktuale politike në vend.

Përmes një njoftimi, ambasadori Hargreaves ka bërë të ditur se bashkë me presidenten janë pajtuar se ngërçi i vazhdueshëm politik paraqet një barrë të rëndë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“E urova presidenten Osmani në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe theksova përgjegjësinë që kanë të gjitha partitë politike për të vendosur interesin e shtetit mbi atë partiak dhe për të gjetur një zgjidhje,” ka shkruar ambasadori britanik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button