Kosova
Kryesore

Ambasada gjermane shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të moscertifikuar Listën Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke ngritur shqetësime për përjashtimin e partive nga gara zgjedhore.

Në një përgjigje për Klan Kosova, ambasada theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë në procesin demokratik, për aq kohë sa partitë i përmbushin kriteret ligjore.

“Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet. Ashtu si në shkurt, ku KQZ-ja refuzoi gjithashtu certifikimin e Listës Serbe (SL), SL tani po apelon nëpërmjet Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (ECAP). Ne e mirëpresim këtë hap. Të gjitha partitë që plotësojnë kërkesat e nevojshme dhe që përputhen me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të zbatojnë rendin procedural të bazuar në rregulla, për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës,” thuhet në reagimin e ambasadës.

Ndërkohë, Lista Serbe ka paraqitur ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kundërshtuar vendimin e KQZ-së për moscertifikim.

Ky zhvillim pritet të trajtohet në ditët në vijim nga organet kompetente, ndërsa ambasadat perëndimore kanë theksuar nevojën për procese zgjedhore të drejta dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button