Bota

FBI bastis shtëpinë e John Bolton në Maryland

FBI ka bastisur shtëpinë e ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në administratën e parë të Donald Trump, John Bolton, në Maryland. Bastisja lidhet me një hetim për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, ka bërë të ditur një burim i afërt me çështjen për agjencinë Associated Press.

Burimi, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht, pranoi të jepte informacionin në kushte anonimiteti.

Derisa hetimet po vazhdojnë, ende nuk ka pasur reagim nga zëdhënësit e Boltonit apo nga Shtëpia e Bardhë. Një avokat që më parë ka përfaqësuar Boltonin gjithashtu ka refuzuar të komentojë mbi ngjarjen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button