Ambasada Amerikane mesazh të fortë kundër blerjes së votës: “Vota jote nuk ka çmim”

Në një kohë kur dyshimet për blerje votash janë në qendër të debatit publik dhe euro ka pësuar një rënie të ndjeshme këtë javë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar sërish me një mesazh të prerë dhe të drejtpërdrejtë.
Përmes një postimi zyrtar, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e votës së lirë dhe të pandikuar, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos e shesin votën e tyre.
“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim,” thuhet në deklaratën e bërë publike nga selia diplomatike amerikane në Shqipëri.
Ky reagim vjen në një moment të ndjeshëm për skenën politike shqiptare, ku akuzat për manipulime zgjedhore dhe blerje votash po intensifikohen, duke rritur shqetësimet për integritetin e procesit zgjedhor dhe të demokracisë në vend.