Kosova

Albin Kurti paralajmëron bashkatdhetarët: Të shmangin kalimin nëpër Serbi për shkak të rrezikut nga ndalimet arbitrare

Kreu i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me bashkatdhetarët në Qeveri, ku ka folur për situatën e sigurisë dhe sfidat me Serbinë. Ai e ka përshkruar Serbinë si një shtet fqinj që sillet vrazhdë dhe që po tenton ta pengojë zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës.

Kurti theksoi se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës janë duke iu kundërvënë me sukses veprimeve destabilizuese serbe.

Në fjalimin e tij, Kryeministri në detyrë u bëri thirrje bashkatdhetarëve të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare nga autoritetet serbe. Ai paralajmëroi se për shkak të suksesit të Kosovës, Beogradi është bërë agresiv dhe nervoz.

“Këto suksese i bëjnë autoritetet serbe të reagojnë në mënyrë agresive dhe nevrike, prandaj ju bëj thirrje që të shmangni udhëtimet përmes Serbisë,” tha Kurti.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara, ndërsa qytetarët kosovarë që kalojnë nëpër territorin serb po përballen me raste të ndalimeve të padrejta.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button