Kosova

Albin Kurti mandatoshet nga Presidentja Osmani për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar sot Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës brenda 15 ditëve.

Ky mandat vjen pas propozimit të Kurtit nga partia Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt të këtij viti. Mandatimi ndodhi pas përmbylljes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, të shënuar me zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar.

Sipas njoftimit të Presidencës, “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.”

Albin Kurti ka tani 15 ditë kohë për të formuar kabinetin e ri qeverisës, duke finalizuar strukturën dhe emrat e ministrave të rinj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button