Sport

Albian Hajdari zgjedh Kosovën, refuzon përfundimisht Zvicrën

Futbollisti 22-vjeçar, Albian Hajdari, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, duke hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga mundësia për të luajtur për Zvicrën.

Lajmi i tij ka bërë bujë të madhe në mediat zvicerane, të cilat e kanë konsideruar këtë një humbje të rëndësishme për “Helvetikët”. Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, e kishte ftuar disa herë Hajdarin në ekipin A, pas paraqitjeve të tij të mira në ekipet zinxhirë të këtij vendi.

Megjithatë, drejtori i Kombëtares zvicerane, Pierluigi Tami, qysh në shtator kishte deklaruar se nuk ishte i shqetësuar nga një vendim i tillë i futbollistit, pasi gjithçka do të planifikohej bashkë me trajnerin.

Pas vendimit përfundimtar, Hajdari ka ndjekur rrugën e Leon Avdullahut, duke iu bashkuar ekipit Dardan. Ai pritet të debutojë në tetor, në ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovenisë dhe Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Një tjetër arsye që mund t’i hapë rrugën debutimit të tij është mungesa e Amir Rrahmanit, i cili është lënduar me skuadrën e Napolit dhe pritet të mungojë në sfidat e tetorit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button