Lajme
Aksident tragjik në Shkodër: Humb jetën një i moshuar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja është regjistruar pranë Harkut të Bërdicës, ku një person i moshuar është përplasur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit.