Bota
Aksident në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi motori me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga në rrugën provinciale Perdikas-Parga dhe është përplasur me gurë jashtë rrugës.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe hetimet paraprake për rrethanat po kryhen nga Policia e Fanarit.