KryesoreLajme

Aksident në aksin Shkodër-Mes, përplaset një çiklist – jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50 në aksin “Shkodër-Mes”. Një automjet me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur një qytetar që udhëtonte me biçikletë.

I aksidentuari është identifikuar si D. P., 61 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 61- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button