Lajme

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, plagoset një person

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25 në zonën e njohur si Labinot Fushë.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Deri më tani, nuk ka informacione të detajuara mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button