Lajme
Aksident në aksin Berat-Roskovec, del nga rruga një automjet me turistë indianë – dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Berat-Roskovec, në afërsi të fshatit Strum. Një automjet tip “Audi”, në të cilin udhëtonin pesë shtetas të huaj me origjinë nga India, ka dalë nga rruga rreth orës 09:00.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti drejtohej nga 21-vjeçari indian D. J., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë, mjeti ka përfunduar jashtë rruge, duke shkaktuar plagosjen e dy pasagjerëve.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe tre pasagjerët e tjerë janë dërguar për kontroll mjekësor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.