Lajme

Aksident fatal në Shkodër, një këmbësore humb jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër, ku një shofer 70-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësore 65-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 të mëngjesit, kur automjeti i drejtuar nga shtetasja E. N., 70 vjeçe, ka goditur shtetasen L. N., 65 vjeçe.

Për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ishte dërguar menjëherë pas aksidentit.

Policia ka nisur hetimet dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale ndaj drejtueses së automjetit. Grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button