
Agron Shehaj dha sot një prononcim nga Parku Olimpik në kryeqytet ku po numërohen votat e diasporës, teksa u shpreh se ishte i përqendruar tek partia që drejton dhe jo tek humbja e PD-së, për të cilën do fliste më vonë, pasi të përfundonin proceset e numërimit.
Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për kandidatët dhe për diasporën.
Partia “Mundësia” ishte një risi politike e zgjedhjeve të 11 majit, teksa deri tani ka siguruar 2 mandate deputetësh në qarkun e Tiranës, për njërin prej të cilëve PD-ja lufton që t’ia marrë.
Kreu i kësaj partie, Agron Shehaj, dha sot një prononcim nga Parku Olimpik në kryeqytet ku po numërohen votat e diasporës, teksa u shpreh se ishte i përqendruar tek partia që drejton dhe jo tek humbja e PD-së, për të cilën do fliste më vonë, pasi të përfundonin proceset e numërimit.
Procesi duhet parë edhe një herë nga fillimi. Unë tani jam shumë i përqendruar në rezultatin përfundimtar të partisë “Mundësia”, kur të kemi rezultatin përfundimtar do flasim pastaj”, tha ai.
I pyetur në lidhje me akuzat që i vinin si nga Rama ashtu edhe nga Berisha, teksa ky i fundit i ka akuzuar se po bënin “opozitën e opozitës”, Shehaj u përgjigj:
“Edi Rama ka 12 vjet, mos themi 25 vjet që përfiton nga Shqipëria për atë punë, kështu që nuk është ndonjë ndryshim i madh. Është çështje këndvështrimesh. Unë kam kërkuar të flas me qytetarët dhe të kërkoj besimin e tyre, votën e tyre, për t’i përfaqësuar në mënyrën më të duhur dhe më të mirë të mundshme”.