
Diplomati, Agim Nesho, theksoi se Rama nuk mori asnjë përshëndetje nga liderët botërorë për fitoren e këtyre zgjedhjeve.
Sipas Neshos, vetë liderët botërorë janë në dieni për skandalet që ndodhën në zgjedhjet e 11 majit.
Ai shtoi se Edi Rama ja arriti qëllimit që në këtë legjislaturë të nxjerrë ‘parlamentin e Zeqinesë’.
“ Unë mendoj që në diskursin tuaj ka një ndryshim. Në kohën e ndryshimeve epokale, që janë bërë ndoshta ndryshime të pa merituara të ajkës intelektuale shpirtërore të popullit pasi çdo shoqëri i ka të nevojash, për ta drejtuar atë siç ka qenë periudha pas Luftës së Dytë botërore apo ajo e luftës për demokraci, pra të ndryshonin përfaqësimin dhe të zgjidhnin qeverisjen e tyre. Tani kemi një fenomen atipik. Vetë njeriu që drejton këtë shtet është kompleksiteti i një ‘naçiçisti’ një njeriu që me drejt e tregon që unë do të iki kur të dua vetë. Pra ai e shikon popullin shqiptar sikur është një turmën ose më pak se turma, si një tufë delesh pra që ai mund të përcaktojë si të dojë marrëdhëniet që mund të ketë me sendet jo me njerëzit, një gjë që na ofendon të gjithë neve. Po shikoja me kujdes lajmet edhe i gjithë diskursi nëpër studio përfundoi ekzistenca e ‘parlamentin korporatave’ më vajti ajo shprehja e famshme. Tani Rama kërkon të ketë të njëjtin parlament, parlamentin e Zeqinesë nga Roskoveci e cila i bën ato shakatë me krip që Ramës gjithmonë i pëlqejnë. Pra një show pa esencë në, një show i madh në mungesë të një vizioni, por fuqie psikopatekse për të realizuar qëllimin e tij. Dhe atë që duhet të kesh parasysh, është që nuk është Evropa, por ky është një aktor i madh që luan me Evropën thjesht për t’i gjetur të bëhet i famshëm, që të jetë protagonist, të jetë i famshëm përbëjnë atë tendencën si përcaktimin të rregullave të lojës në shoqëri. Po ti shikosh nuk ka pasur asnjë entuziasëm përshëndetjen e fitores së Ramës. Do të kishte, po të ishte në kushte të tjera që zgjedhjet të ishin normale, mos ishte një katastrofë e këtyre përmasave edhe ne si shqiptarë na vjen turp kur publikojmë skandale të këtilla. Do të kishte me dhjetëra udhëheqës në botë që do ta kishin përshëndetur këtë udhëheqës të madh, që ju e mbani mend mirë kur i thotë të huajve që duhet ta kenë për nder që dalin foto me mua, domethënë ai ka kaluar tashmë prezencën e një lideri të thjeshtë shqiptar, por të një udhëheqësi që përfaqëson diçka në botë. Sigurisht që besoj ta besojnë prap në këtë. Por ajo që më bën optimist në këto zgjedhje më bën fakti i La Civitës që ekziston kur shikon një sharlatan që gënjen kaq thjeshtë dhe përpunon një makineri të madhe dhe propagandë ndaj opinionit publik. Rama është futur në një vorbull por arsye se ka dashur gjatë gjithë kësaj periudhe që të bllokojë, atë që flitet për Shqipërinë miliona dollarë në shtypin botëror, disa i ka kontrolluar nëpërmjet aleatëve të majtë progresist si pasanikët e mëdhenj të botës siç është Aleks Sorosi. Disa të tjerë duke konsumuar resurset e tij, duke ardhur nga paratë e pista si kanabizimi. Unë insistoj akoma, këto përdoren sepse atij i duhen patjetër vazhdimësia e pushteti. Shqipëria e tij është si Bombay. Më tha një miku im gazetar amerikan ‘që ky kot thotë që të bëjmë diçka për Tiranën’ dhe thotë ‘që Tirana po kthehet si Bombay’, ku janë kullat me 12 miliardë dollarë dhe poshtë nuk kanë njerëzit me çfarë të jetojnë. Kjo është dhe realiteti shqiptar.” tha Nesho.