KryesoreLajme
Kryesore

Adriatik Lapaj shpërthen ndaj Taulant Ballës: Nuk më shantazhoni dot, do ua çmontoj maskarallëkun

Në një reagim të fortë dhe të drejtpërdrejtë, kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka shpërthyer kundër asaj që ai e cilëson si një tentativë të re shantazhi politik nga pushteti. Duke falënderuar publikisht Taulantin, ai shprehet se përkundër përpjekjeve të shumta për ta ndalur me shpifje, kurthe dhe sajesa, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kthim pas.

“Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk ia dolët dot! Sot, në finale, pasi dështuat me 100 shpifje të kaluara, gjetët një metodë tjetër,” deklaron ai me tone të ashpra. Në qendër të reagimit është një shtetas që, sipas tij, pushteti e përdori për konsum elektoral, por që nuk përfaqëson më koalicionin.

Ai nënvizon se metoda të ngjashme me ato të ish-sigurimit të shtetit nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk do të kenë sukses ndaj kauzës që ai përfaqëson. “Jo një, po 100 metoda të përdorni, nuk kthehemi pas!” – është mesazhi i tij për kundërshtarët politikë.

Në deklaratën e tij, lideri i “Nisma Shqipëria Bëhet” thekson se synimi i tij mbetet i pandryshuar: zgjedhje të parakohshme dhe çmontimi i çdo “maskarallëku”, siç e cilëson ai, që tentohet të instrumentalizohet politikisht. Ai iu referua edhe figurës së Pjetër Arbnorit, duke cituar mesazhin e tij për ata që përdorin mjete të pandershme për të mbajtur pushtetin.

Në përmbyllje, ai i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e manipulimeve politike: “Mos u mashtroni nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht numrin 6 që i ka lebetitur!”

Ky reagim vjen në një moment kritik të fushatës dhe lë të kuptohet se tensionet politike janë në kulmin e tyre, me përplasje të hapura mes opozitës dhe pushtetit.

Reagimi i Adriatik Lapaj:

Faleminderit Taulant! Nuk do i’a dilni të më shantazhoni!
Për etikë ndaj qytetarëve dhe mbështetësve tanë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Nuk ka metodë të ish-sigurimit të shtetit që na ndal. Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.
Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i’a dolët dot. Sot në finale pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.
Po si i paaftë që je dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.
Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.
Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë.
Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur! U’a tha i ndjeri Pjetër Arbnori, ju jeni specialista.
Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!
Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë e të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!
May be an image of 2 people, newsroom and text that says 'Taulant Balla 1h Mirë prindër, familjarë e krushq kandidatë, po kjo ç'është o tiku?! Se mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht. Se një armik do ta gjesh ti tani, siç të ka mësuar baba bufi https:/wesakaepene -par-depte-eiiilitihthee BREAKING NEWS KANDIDATII LAPAJT KAPET ME KOKAINE SARANDE, ARRESTOHET ERGYS ISUFI, KONTROLL DHE NE BANESEN E TIJ NEWSHOUR'
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button