KryesoreLajme

Administrata në shërbim të fushatës: Presion me telefonata dhe urdhra të fshehtë për vota

Përveçse vënë në rresht administratën për të marrë pjesë në takimet elektorale të kandidatëve të rilindjes, tani përdorimi i administratës ka kaluar në një stad tjetër.

Sipas burimeve te Syri-t administrata ka marrë urdhër që të telefonojë sa më shumë njerëz dhe të ndikojë tek ata që të votojnë forcën politike të rilindjes. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit për zgjedhjet dhe një metodë e poshtër për të përdorur punonjësit e administratës për të ndikuar edhe tek njerëzit e tyre. Por më e frikshmja është se ata janë urdhëruar që të marrin ne telefon duke ushtruar presion ndaj qytetarëve që të votojnë rilindjen.

Ndërkohë, shpjegojnë burimet, ata janë urdhëruar që të mos nisin mesazhe që të mos lënë gjurmë nëse do ketë denoncime në SPAK nga qytetarët. Kështu ti shpetojnë hetimeve të mundshme. Ata duhet të telefonojnë kë të mund dhe kur të munden.

Janë denoncuar shumë raste të përdorimit të Administratës në fushatë. Kemi rastet e Fierit, Korçës, Tiranës që janë denoncuar nga opozita.

Por kjo metoda e telefonatave nga administrata qendrore dhe lokale, është një formë e re e dhunës patronazhiste që edhe pse e jashtë ligjshme mbetet krenaria e liderit global./E.I/

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button