Abdixhiku: Kurti ndoshta nuk do me zgjedhë Osmanin, por populli i Kosovës do ta bëjë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur pak para seancës ku pritet të votohet për presidentin.
Abdixhiku para mediave ka folur gjatë, ku mes tjerash, pyeti pse Vjosa Osmani po i pengon Albin Kurtit.
Mes tjerash, ai tha se populli i Kosovës do ta votojë Osmanin.
“Në raste të tilla, të provojë të shtyjë datën e zgjedhjeve, tek e cila datë po na dërgon ai vetë…I kuptojmë këto përpjekje për të krijuar rast në Kushtetuese, konsiderojmë që është kosto e madhe të luhet kaq shumë e shtrenjtë me fatin e Republikës.
Shteti nuk është hajgare, një parti politike do të duhej të sillej me kujdes të jashtëzakonshëm, por këta janë të njohur për shkeljen e kushtetutës. Tani i kanë dhënë epitet, karate president, ne nuk besoj që do të duhej të ishim pjesë e kësaj..
Unë sapo thashë që aktgjykimi i GJK mbi dekretin e presidentes, lexojeni paragrafin 175 për të kuptuar se çka thotë. Po të mos kishte pasë nevojë, ne këto ditë si kishim harxhu duke negociuar..
Janë vetëm shprehje, material zgjedhor pak a shumë, përgatitje për fushatë.
Nënshkrimet nuk dorëzohen te LVV, nuk është subjekt ku duhet t’i dorëzojmë. Çka po kuptoj prej këtij procesi është e qartë, Kurti do një kundërkandidat për njëren nga kandidatët e vet, do kuorum ta zgjedhë presidentin karate, prandaj në rrethana të tilla është lojë politike.
Qëndrimi i LDK-së është i qartë, më i qartë se i Kurtit dhe VV-së, ne kemi 15 nënshkrime për kandidaten e LDK-së. Ai duhet të na tregoj a i ka pasur votat për Vjosa Osmani, në këto rrethana ai kërkon kundërkandidat. Ne jemi në orët e fundit, po shkojmë drejt një situate të zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Ndjej keqardhje që fillimisht është tentuar të përmbyset rendi kushtetues, ndjej keqardhje që Kurti nuk ka arritur të shpreh gatishmërinë për consensus, për një emër që unë e vlerësoj, ajo që s’arrij me kuptu është pse Vjosa Osmani po i pengon kaq shumë Albin Kurtit. Ndoshta Kurti nuk do me zgjedhë, por jam i bindur që populli i Kosovës ka me zgjedhë”.



