Kosova

Kurti: Bisedova me Hatixhe Hoxhën, u tërhoq nga gara – LDK-ja t’i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e saj

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Hatixhe Hoxha është tërhequr nga gara për presidente, duke i bërë thirrje LDK-së që t’i dërgojë 15 nënshkrime për kandidatin e tyre, që është Vjosa Osmani.

Kurti i ka bërë thirrje LDK-së që t’ia dërgojë nënshkrimet në zyrën e VV-së në Kuvendin e Kosovës.

“Kam komunikuar menjëherë me kandidaten prof.Hatixhë Hoxha dhe kam biseduar me të, me çrast ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin e sja, kushdo që është, VV i plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera nga mazhoranca, meqenëse tash lirohen ato nënshkrime me tërheqjen e Hatixhe Hoxhes.

Jam në katin e dytë të Kuvendin te zyra e VV-së…këtu mund të më gjej LDK për t’i sjellë 15 nënshkrime”, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button