Kosova

Kurti vazhdon sulmet ndaj opozitës: Sjellje e tyre janë joshtetërore dhe joinstitucionaliste

Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar opozitën për mospjesëmarrjen në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Nga Zyrat e Kryeministrit, ai ka thënë se sjellje e tyre janë joshtetërore dhe joinstitucionaliste.

Konsideroj se është e qartë që opozita që nuk ka qëllim tjetër përveç se bllokimit. Sjellje e tyre janë kryekëput joshtetërore dhe jo institucionaliste. Ata duan bllokim të qeverisë e cila ka rezultat historik”, ka thënë Kurti, duke vazhduar kritikat ndaj opozitës.

“E gjithë kjo bllokadë përmes bojkotit nuk mund të quhte ndryshe pos mosnjohje e vullnetit të popullit të 28 dhjetorit. Si asnjëherë me parë me 51.1%.

Dëshmi për bllokadën është edhe një fkat tjetër. Për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, rishikimin e buxhetit, 2.0. u mobilizuan të gjithë përfshirë edhe Listln Serbe, kurse për president nuk po vinë as në sallë”, ka thënë ai.

Sipas tij, opozita po refuzon cdo propozim të VV-së.

Ne i kemi bërë të gjitha përpjekejt që vendi të mos shkojë në zgjedhje të panevojshme. U përpoqëm për kandidat konsensual por ishte e pamundur. I ftova disa herë në takim, ndonëse nuk ofruan asnjë propozim”, ka thënë ai.

Sipas tij, opozita po refuzon çdo propozim të VV-së.

Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet që vendi të mos shkojë në zgjedhje të panevojshme. U përpoqëm për kandidat konsensual por ishte e pamundur. I ftova disa herë në takim, ndonëse nuk ofruan asnjë propozim”, ka thënë ai.

Më pas, ai ka përmendur vlerësimet e opozitës që dikush kishte për Feride Rushitin.

Propozuam dy gra. Kur zonja Feride Rushiti nderohej e nominohej për çmime prestigjioze, ato mburreshim me të përmes postimeve në rrjete sociale. Besoj i keni pa duke e lëvdu. Hykmete Bajrami, Vlora Çitaku, e lëvdonin. E sot vet Vlora Çitaku del e kërkon tërheqjen e saj, merreni me mend. E kanë lavduar, tash kërkojnë tërheqje., si është e mundur gjithë ato vargje për të, e sot s’e marrin as mundin dhe struken në zyret e tyre. Refuzojnë përgjegjësi e pushtet, dhe thirrje të tjerëve për bojkotim të institucxioneve. Madje duke dërguar edhe kërcënime ndaj një grua që ka mbrojtur viktimat. Kjo vërtetë është e turpshme”, ka thënë Kurti, duke shtuar se opozita po vepron në bazë të inateve.

Duket e pamundur moshkuarja në zgjedhje, me këta që kanë humbur arsye, dhe kanë vendosur inat edhe me vetë popullin e Kosovës, e të cilët po i votojnë gjithnjë e më pak”, është shprehur ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button