Kosova

AAK zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku është zyrtarizuar lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në komunat ku aktualisht udhëheq – Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec dhe Deçan – AAK do të rikandidojë kryetarët aktualë, duke kërkuar vazhdimësinë e qeverisjes për një mandat tjetër katërvjeçar.

Ndërkohë, partia ka prezantuar emrat e kandidatëve për komunat e tjera të vendit:

Ali Berisha – Pejë

Bekë Berisha – Prishtinë

Nazim Gagica – Gjilan

Besnik Krasniqi – Prizren

Xhemile Murati – Ferizaj

Qazim Nimani – Mitrovicë

Faton Jakupi – Kamenicë

Agron Kuçi – Junik

Ukë Blakaj – Istog

Vildane Latifi – Fushë Kosovë

Baki Feta – Podujevë

Labinot Bislimi – Viti

Ilir Tasholli – Lipjan

AAK pritet të zhvillojë një fushatë të përqendruar në vazhdimësinë e projekteve në komunat që drejton dhe në ndryshimet që synon të sjellë në komunat ku synon të marrë pushtetin lokal.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button