Kosova

Demaku: Kurtit i mungon vullneti politik, VV po e mban vendin në ngërç me qëllim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mungesë të vullnetit politik për të çuar përpara proceset shtetërore.

Sipas tij, Kurti nuk po tregon përkushtim të duhur, ndërsa pjesën tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje e quajti “kori që e ndjekin atë”, duke thënë se ata po përpiqen ta kamuflojnë situatën për të fituar kohë.

“Duhet të mbyllet tërësisht hapësira manipulative nga politika dhe të jetë një përgjigje shumë më konkrete nga Kushtetuesja që të mos lihet aspak hapësirë për t’u keqpërdorur ajo më tutje,” u shpreh Demaku për Klankosova.

Ai rikujtoi aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, duke theksuar se e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve.

“Është detyrë e tyre që ta propozojnë njeriun e duhur, i cili do të kishte mundur më lehtë t’i merrte numrat për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit,” theksoi ai.

Demaku shtoi se vendi duhet të dalë nga bllokada institucionale, për të cilën ai fajësoi drejtpërdrejt Vetëvendosjen.

“T’i thuash publikut se i kanë votat për qeveri, por jo për kuvendin, atëherë këtu kemi shpërputhje totale të mendimit,” përfundoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button