Sport

Bonucci dhe Chiellini drejt rikthimit te Juventusi në role drejtuese dhe trajnuese

Juventusi po përgatit një reformë të thellë brenda strukturave të tij, dhe dy prej emrave më ikonikë të historisë së klubit mund të luajnë një rol kyç në këtë proces: Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.

Sipas raportimeve të fundit nga Tuttosport dhe Calciomercato.com, Bonucci është në bisedime të avancuara për të marrë një rol trajneri në klub, fillimisht pranë sektorit të të rinjve. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ish-mbrojtësi të bëhet pjesë edhe e stafit teknik të ekipit të parë, në varësi të trajnerit të ri që do të emërohet pas largimit të Massimiliano Allegrit.

Bonucci, i cili i dha fund karrierës si futbollist në fund të sezonit 2023/24, tashmë ka nisur rrugën drejt karrierës si trajner. Që nga tetori i kaluar, ai ka qenë ndihmës trajner i kombëtares italiane U-20 nën drejtimin e Bernardo Corradit dhe është angazhuar në ndjekjen e kurseve për licencat teknike.

Në të njëjtën linjë, Giorgio Chiellini — aktualisht Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale në Juventus — pritet të marrë një rol më të rëndësishëm brenda klubit, pas largimit të Francesco Calvos. Ky i fundit është në prag të emërimit si drejtor ekzekutiv i Aston Villës në Premier League. Chiellini pritet të marrë një pjesë të përgjegjësive të Calvos, përfshirë marrëdhëniet me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) dhe Shoqatën Evropiane të Klubeve (ECA).

Një takim i fundit në Romë midis Bonuccit, Chiellinit dhe drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli ka ndezur spekulimet për një rikthim të afërt të dyshes legjendare në Torino — kësaj here jo në fushë, por në poste kyçe brenda hierarkisë së klubit bardhezi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button