Tiranë, epiqendra e Evropës – Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.
Sot në mëngjes i pari që mbërriti ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili do të jetë pjesë e tryezës së Komunitetit Politik Evropian, me të cilin pati një takim dy palësh me kryeministrin Edi Rama.
Në axhendë është parashikuar që Rama të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, edhe me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II, me Kancelarin e Austrisë Christian Stocker.
Rama do të takohet po ashtu me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.
Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.
Programi i plotë:
Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30.
Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar.
Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.
Liderët dhe zyrtarët që do të marrin pjesë:
1. Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian
2. Robert Abela, kryeministri i Maltës
3. Albert II, princ i Monakos
4. Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit
5. Luca Beccari, Ministër i Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Telekomunikacionit të San Marinos
6. Alain Berset, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës
7. Ilie Bolojan, Presidenti i Përkohshëm i Rumanisë
8. Nikos Christodoulides, president i Qipros
9. Zeljka Cvijanovic, kryetare e presidencës së Boshnjes dhe Hercegovinës
10. Bart De Wever, Kryeministri i Belgjikës
11. Rexhep Tayip Erdogan, president i Turqisë
12. Xavier Espot Zamora, kryeministër i Andorës
13. Petr Fiala, kryeministër i Republikës Çeke
14. Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë
15. Mette Frederiksen, kryeministre e Danimarkës
16. Luc Frieden, kryeministri i Luksemburgut
17. Kristrún Mjöll Frostadóttir, kryeministre e Islandës
18. Jonas Gahr Støre, kryeministri i Norvegjisë
19. Robert Golob, kryeministri i Sllovenisë
20. Brigitte Haas , kryeministre e Lihtenshtajnit
21. Rosen Zhelyazkov, kryeministri i Bullgarisë
22. Kaja Kallas, Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian
23. Karin Keller-Sutter, Presidente e Konfederatës Zvicerane
24. Irakli Kobakhidze, kryeministri i Gjeorgjisë
25. Ulf Kristersson, kryeministri i Suedisë
26. Emmanuel Macron, presidenti i Francës
27. Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë
28. Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë
29. Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian
30. Kristen Michal, kryeministër i Estonisë
31. Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut
32. Jakov Milatoviç, president i Malit të Zi
33. Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë
34. Petteri Orpo, kryeministër i Finlandës
35. Vjosa Osmani, presidente e Kosovës
36. Gintautas Paluckas, kryeministër i Lituanisë
37. Nikol Pashinyan, kryeministër i Armenisë
38. Andrej Plenković, kryeministër i Kroacisë
39. Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO
40. Maia Sandu, presidente e Moldavisë
41. Dick Schoof, kryeministër i Holandës
42. Evika Siliņa, kryeministre e Letonisë
43. Feridun Sinirlioglu, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së
44. Keir Starmer, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar
45. Christian Stocker, kancelari i Austrisë
46. Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës
47. Konstantinos Tassoulas, president i Greqisë
48. Donald Tusk, kryeministër i Polonisë
49. Ursula Von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian
50. Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë
51. Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës