Lajme

Protesta e Partisë Demokratike mbahet sot në Bulevardin e Ri, pas marrëveshjes me Policinë

Partia Demokratike do të mbajë sot protestën e paralajmëruar nga lideri i opozitës, Sali Berisha, si reagim ndaj asaj që ai e ka cilësuar si manipulim masiv të rezultatit të zgjedhjeve të fundit. Berisha e ka quajtur procesin zgjedhor “më të grabiturin ndonjëherë në historinë shqiptare”.

Fillimisht, Policia e Shtetit refuzoi kërkesën e PD për zhvillimin e protestës, me arsyetimin se vendndodhja e zgjedhur ndodhej shumë pranë aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Megjithatë, gjatë ditës së djeshme, pas negociatave mes palëve, u arrit një marrëveshje dhe protesta do të zhvillohet në Bulevardin e Ri. Organizatorët kanë konfirmuar se do të respektojnë itinerarin e miratuar dhe kanë ftuar mbështetësit që t’i bashkohen tubimit për të shprehur pakënaqësinë ndaj procesit zgjedhor dhe qeverisjes aktuale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button