
Nga Felix Bilani
Disa fjali të thjeshta për ata që zbresin nga avionët si zotër, dhe ngjiten nga historia si tradhtarë.
Nesër, Meretrix Europa do të zbresë në Tiranë me gjithë karvanin e saj të parfumuar. Do të flasin për “vlera”, “demokraci” dhe “zgjedhje të lira”, ndërkohë që ngrenë gotat përballë një regjimi që ka përdhunuar çdo standard europian.
Sepse Edi Rama, për ta, nuk është një autokrat — por një “partner i stabilitetit”, që ua mbush oborrin me refugjatë dhe heshtjet me kontrata.
E njëjta Europë që u soll si xhelat në 1913, që copëtoi trojet shqiptare, që u bë kurva e preferuar e fqinjëve tanë sllavë e grekë, sot rikthehet jo me ushtri, por me kampe refugjatësh.
Po, Meretrix Europa do të ndërtojë edhe katër kampe të tjera — si dhuratë për besnikërinë e Tiranës ndaj heshtjes.
Këta liderë nuk vijnë të na dëgjojnë.
Vijnë të na urdhërojnë.
Vijnë të njohin një pushtet që nuk e ka votën, por dosjen.
Vijnë të bëjnë teatër përballë një populli që nuk ka as skenë, as zë.
Meretrix Europa mund të veshë çfarë fustanesh të dojë nesër,
por ne e njohim erën e saj:
një përzierje e vjetër tradhtie, kolonializmi dhe ironie diplomatike.
Dhe çdo herë që vjen këtu, nuk sjell të ardhmen — por e çon më larg.