KryesoreLajme
Kryesore

Dhunë në KZAZ-në nr. 30:/Vëzhgues i PS-së sulmon përfaqësuesin e PD-së gjatë numërimit të votave, reagon Këlliçi

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte gjatë procesit të numërimit të votave në një KZAZ në Yrshek, Tiranë.
Përplasja në KZAZ nr. 30 ka ndodhur kur një vëzhgues i Partisë Socialiste është konfliktuar me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Remzi Memedi, i cili është sekretar i kësaj qendre numërimi.

Në pamjet e siguruara nga Syri TV, duket qartë se vëzhguesi i kandidatit të PS-së, Rei Nozlli, që sipas informacioneve është mbështetës i Ornaldo Rakipit, godet me shkelm sekretarin e KZAZ-së, Remzi Memedi. Sipas asaj që shihet në pamje, në momentin kur po numëroheshin votat preferenciale, situata ka përshkallëzuar në përplasje fizike në ambientet e qendrës së numërimit.
Përplasja ka ndodhur për shkak të shpalljes si të pavlefshme të një vote për PS-në nga ana e KZAZ-së.
Sipas burimeve, agresori Rei Nozlli është një person me precedent penal, pasi në vitin 2022 është arrestuar nga policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, ai është djali i efektivit të Komisariatit nr. 2, Altin Nozlli.

Disa orë pas ngjarjes, sekretari Remzi Memedi dha detaje për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte gjatë procesit të numërimit të votave në një KZAZ në Yrshek, Tiranë.
Përplasja në KZAZ nr. 30 ka ndodhur kur një vëzhgues i Partisë Socialiste është konfliktuar me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Remzi Memedi, i cili është sekretar i kësaj qendre numërimi.

Në pamjet e siguruara nga Syri TV, duket qartë se vëzhguesi i kandidatit të PS-së, Rei Nozlli, që sipas informacioneve është mbështetës i Ornaldo Rakipit, godet me shkelm sekretarin e KZAZ-së, Remzi Memedi. Sipas asaj që shihet në pamje, në momentin kur po numëroheshin votat preferenciale, situata ka përshkallëzuar në përplasje fizike në ambientet e qendrës së numërimit.
Përplasja ka ndodhur për shkak të shpalljes si të pavlefshme të një vote për PS-në nga ana e KZAZ-së.
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, dhe sekretari organizativ i PD-së, Klevis Balliu, denoncuan pranë KZAZ-së se policia nuk ndaloi agresorët në momentin e ngjarjes, por lejoi largimin e tyre. Ata thanë se policia lejoi hyrjen në KZAZ të personave me lidhje me grupe kriminale dhe kërkuan që SPAK të ndërhyjë.

Ndërkohë, vetëm dy orë pas ngjarjes, policia njoftoi se ka shoqëruar në komisariat Rei Nozllin, i cili dhunoi sekretarin e KZAZ-së, si dhe disa persona të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, njoftoi se është revokuar akreditimi i vëzhguesve të përfshirë në incident dhe do të zëvendësohen me persona të tjerë, ndërsa procesi i numërimit ka rinisur.

Policia ndaloi median të hynte në ambientet e KZAZ nr. 30 për rreth dy orë, por kreu i KQZ-së deklaroi se gazetarët kanë të drejtë të qëndrojnë brenda qendrës së numërimit.

Megjithatë, pak minuta pas këtij urdhri, policia përsëri pengoi median.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button