Lutfi Dervishi ironizon PS pas fitores: “Pasaporta evropiane është për mandatin e pestë”

Analisti i njohur Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 11 majit. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Dervishi ka thumbuar qeverinë “Rilindja”, duke thënë se PS duhet lënë e qetë të qeverisë në mandatin e saj të katërt, pasi nuk ka arsye t’i kërkohet llogari për premtime që nuk janë dhënë.
“PS duhet lënë e qetë të qeverisë në mandatin e katërt. Në fund të fundit, nuk ka arsye t’i kërkohet llogari për diçka që nuk e ka premtuar,” shkruan Dervishi.
Ai shton më tej se edhe projekti i integrimit europian është planifikuar për më vonë, konkretisht në mandatin e pestë të socialistëve.
“Pasaporta evropiane është projekt për vitin 2030, që i takon mandatin e pestë. Deri atëherë, prisni dhe duroni, sepse durimi është çelësi i integrimit,” vijon më tej ironia e tij.
Reagimi i Dervishit vjen në një kohë kur PS ka konsoliduar një tjetër fitore në pushtetin vendor, ndërsa opozita mbetet e fragmentuar dhe pa një alternativë të qartë.