Kultur

Aktivitetet kulturore/ 50-vjetori i filmit të animuar shqiptar, vjen në 4k ‘Ilira’! ‘Trio kitara’ koncert në hollin e Universitetit të Arteve

Te Galeria e Arteve Shkodër vijon të qëndrojë e çelur ekspozita “Psikologjia shqiptare në artet pamore”. Ajo sjell 113 vepra nga 76 artistë të trevave veriore, që pasqyrojnë fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në krijimtarinë shqiptare.
Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit

1. Me rastin e 50-vjetorit të zhanrit të filmit të animuar shqiptar, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizon këtë të mërkurë në “Cineplexx” në TEG, në orën 16:00, premierën e filmit të restauruar në 4K “Ilira”. Filmi nga Boris Ikonomi është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” në vitin 1983.

2. “Trio kitara” me instrumentistët Arbër Çerri, Aleksandër Braho dhe Erlind Hoxha do të vijë mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 19:00 në Hollin e Universitetit të Arteve. Koncerti organizohet në kuadrin e Stinës Koncertore 2025 nga Fakulteti i Muzikës.
3. Një bisedë mbi veprën “Kuvendime” (Fihi ma Fihi) të Rumit, të përkthyer nga Ervin Lani, me redaktim të Shpëtim Kelmendit dhe botuar nga Zenit do të mbahet këtë të mërkurë në 14 maj në orën 19:00 në qendën “Dua” në Tiranë. Të pranishmit do të flasin për Rumin, jo vetëm si poet i dashurisë hyjnore, por si filozof i shpirtit dhe teolog i thellësive njerëzore.

4. “Nëna kurajë dhe fëmijët e saj” është shfaqja që do të vijë në skenën e Universitetit të Arteve këtë mbrëmje, më 14 maj në orën 19:00.

5. Te Galeria e Arteve Shkodër vijon të qëndrojë e çelur ekspozita “Psikologjia shqiptare në artet pamore”. Ajo sjell 113 vepra nga 76 artistë të trevave veriore, që pasqyrojnë fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në krijimtarinë shqiptare.

6. Këtë të mërkurë, në 14 maj, në orën 18:00, në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë do të shfaqet “Princi i Kaltër” nga të rinjtë e shkollave të mesme të Bashkisë Maliq. Pjesa vjen në kuadër të projektit “Rin Art 2025”.

7. “Annotazioni Video” do të sjellë këtë të mërkurë në orën 18:30 në kinema “Agimi” në Tiranë një bashkëbisedim me artisten Caterina Erica Shanta.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button