Lajme

SPAK dhe BKH zbarkojnë në Shkodër dhe Fier: Hetime për krime zgjedhore, shoqërohen mbështetës të PSD-së

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zhvilluar sot një tjetër aksion të gjerë në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, me fokus kryesor në qytetin e Shkodrës.

Sipas burimeve paraprake, disa persona janë shoqëruar nga autoritetet, pasi dyshohet se janë përfshirë në veprime të paligjshme gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se të shoqëruarit janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD).

Operacioni është zhvilluar me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Gjatë aksionit janë kryer kontrolle personale dhe të automjeteve të personave të dyshuar.

Paralelisht, veprime të ngjashme janë ndërmarrë edhe në qytetin e Fierit, ku në bashkëpunim me Policinë Vendore po hetohet një tjetër procedim penal për veprimtari të dyshuar kriminale të lidhur me procesin zgjedhor.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar mbi numrin e personave të ndaluar apo natyrën specifike të shkeljeve të dyshuara, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button