Lajme

Durrës: 4 kandidatë të listave të hapura sigurojnë mandate – PS dhe PD-ASHM me nga 14 deputetë në total

Vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit, ku rezultati paraprak tregon një ndarje të mandateve mes Partisë Socialiste (PS) dhe koalicionit PD-ASHM. Sipas të dhënave të fundit, PS ka siguruar 8 mandate, ndërsa PD-ASHM 6 mandate.

Ndërkohë, vëmendjen e kanë marrë listat e hapura, ku 4 kandidatë kanë arritur të sigurojnë vota të mjaftueshme për t’u futur në listën e fituesve, duke sfiduar renditjen zyrtare të partive përkatëse.

Nga radhët e Partisë Socialiste, Arkend Balla kryeson me 9984 vota, ndjekur nga Ani Dyrmishi me 6098 vota dhe Ilir Ndraxhi me 3643 vota. Nga ana tjetër, Arian Ndoja i PD-ASHM ka arritur të sigurojë 4835 vota, duke siguruar një vend mes fituesve të mundshëm.

Kandidatët e tjerë të listave, pavarësisht pozicionit në renditje, aktualisht nuk kanë shënuar vota të konsiderueshme në kutitë e numëruara deri më tani. Ja lista e kandidatëve dhe votat e marra deri më tani:

Arkend Balla – PS – 9984 vota

Ani Dyrmishi – PS – 6098 vota

Arian Ndoja – PD-ASHM – 4835 vota

Ilir Ndraxhi – PS – 3643 vota

Igli Cara – PD-ASHM – 0 vota

Artan Luku – PD-ASHM – 0 vota

Aurora Mara – PS – 0 vota

Milva Ekonomi – PS – 0 vota

Oerd Bylykbashi – PD-ASHM – 0 vota

Klodiana Spahiu – PS – 0 vota

Skënder Pashaj – PS – 0 vota

Manjola Luku – PD-ASHM – 0 vota

Gent Strazimiri – PD-ASHM – 0 vota

Loer Kume – PS – 0 vota

Procesi i numërimit vijon dhe rezultatet mund të sjellin ndryshime në listat përfundimtare të deputetëve. Megjithatë, për momentin, duket se zëri i qytetarëve përmes listave të hapura po ndikon ndjeshëm në konfigurimin e përfaqësimit të qarkut të Durrësit në Kuvend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button