Lajme

Arrestohet 40-vjeçari që dhunoi vëllain dhe tentoi t’i digjte makinën

Një ngjarje e rëndë familjare është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin.

Policia njofton se gjatë arrestimit në flagrancë, shtetasit E. B., banues në Durrës, iu gjet edhe një mjet prerës (thikë) gjatë kontrollit fizik. Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende po hetohen, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje për shkaqet e konfliktit mes vëllezërve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button