Lajme

Dy shtetas në kërkim pas ndjekjes me makina në Tiranë – Gjendet predhë pistolete në njërin automjet

Dy shtetas janë shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 2 pas një ngjarjeje të ndodhur mesnatën e së martës pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”, në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, shtetasit E. K., 28 vjeç, dhe Z. T., 35 vjeç, dyshohet se kanë ndjekur njëri-tjetrin me automjete në lëvizje, çka ka çuar në përplasjen e dy makinave të tjera që ndodheshin të ndaluara në semafor. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shënuar dëme materiale.

Pas aksidentit, të dy të rinjtë kanë braktisur automjetet dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Gjatë kontrollit të mjeteve, policia ka zbuluar një predhë të dyshuar arme zjarri të llojit pistoletë në automjetin që mendohet se drejtohej nga shtetasi E. K.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button