Lajme
Kryesore

87 kallëzime për krime zgjedhore në të gjithë vendin – 7 persona në pranga, 34 procedime penale të regjistruara

Në prag të analizës së shkeljeve zgjedhore, të gjitha prokuroritë e vendit kanë raportuar një fluks të lartë kallëzimesh penale të lidhura me veprat që cënojnë zgjedhjet e lira. Deri më 12 maj 2025, janë depozituar gjithsej 87 kallëzime penale, prej të cilave 37 lidhen drejtpërdrejt me krime zgjedhore, ndërsa 7 persona janë arrestuar në flagrancë.

Sipas të dhënave zyrtare nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm:

Janë regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për veprat që prekin procesin zgjedhor, të parashikuara nga nenet 325 deri në 332/a të Kodit Penal.

Burimet e kallëzimeve kanë qenë: policia gjyqësore (49 raste), SPAK (15 raste), subjekte politike (9 raste), kallëzime kryesisht (11 raste) dhe qytetarë (3 raste).

Nga këto kallëzime, janë regjistruar 34 procedime penale, të shpërndara në disa prokurori të vendit.

Shpërndarja e kallëzimeve sipas prokurorive:

Tiranë: 21 kallëzime

Dibër: 15

Elbasan: 11

Fier: 8

Lezhë: 7

Sarandë: 5

Durrës: 4

Kukës: 4

Korçë: 4

Gjirokastër: 3

Vlorë: 2

Shkodër: 2

Berat: 1

Shpërndarja e procedimeve penale:

Elbasan: 8 procedime

Fier: 5

Tiranë: 4

Lezhë: 3

Gjirokastër: 3

Sarandë: 2

Shkodër: 2

Dibër: 2

Korçë: 2

Durrës: 1

Kukës: 1

Vlorë: 1

Gjithashtu, 6 kallëzime dhe 2 procedime penale janë transferuar për kompetencë në SPAK. Për 12 kallëzime është vendosur mosfillimi i çështjes, ndërsa procedimet e tjera janë në fazë verifikimi.

Arrestimet dhe masat:

7 persona janë arrestuar në flagrancë, përkatësisht: 4 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Lezhë dhe 1 në Fier.

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër ndalimi për 4 persona.

Një çështje nga Prokuroria e Dibrës është dërguar për gjykim me një të pandehur, ndërsa një tjetër nga Gjirokastra është mbyllur me kërkesë për pushim.

Autoritetet gjyqësore po vijojnë hetimet për kallëzimet e mbetura, ndërsa institucionet janë në gatishmëri për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të ndëshkuar çdo akt që cënon votën e lirë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button