Sport

Federata Shqiptare e Futbollit informon tifozët aktivë për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi që do të luhet më 7 qershor 2025, nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.

Të gjithë tifozët që janë pjesë e këtij klubi dhe kanë përfituar paketat, kanë vendin e garantuar në stadium dhe do të marrin një link të personalizuar për të realizuar blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar. Tifozët ftohen të ndjekin këtë procedurë për të siguruar pjesëmarrjen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të ekipit kombëtar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button