KryesoreLajme

Julian Hoxhaj: Fletët e manipulimit në Tiranë tregojnë kapjen totale të shtetit – ‘Treni Bullgar’ shpërtheu besimin te zgjedhjet

I ftuar në edicion e lajmeve në Syri tv ka qene Gazetari Julian Hoxhaj. Në bisedë me moderatorin Bled Marku ai ka komentuar problemin “Trenit Bullgar” në fletët e votimit që u zbuluan gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Julian Hoxhaj: Ky element tregon se në njësinë, në qendrën ku po qëndronte Ministri i Brendshëm, një nga njerëzit e akuzuar publikisht për përdorimin e aseteve shtetërore ne shërbim të tij, duke shpërndarë fletëpalosje me makinat e gardës dhe sigurisht duke përdorur edhe gjithë infrastrukturën shtetërore dhe pikërisht në këtë zonë dalin fletë të manipuluara. Flete të manipuluara, të falsifikuara që kanë manipuluar dhe kanë hedhur në erë të gjithë rezultatin.
Pse e them këtë. Sepse mjafton një fletë e vetme e këtij sistemi që të komprometojë të gjithë qendrat e votimit të asaj zone. Pra nëse janë gjetur tre fletë do të thotë që aty mund të janë futur me qindra e qindra fletë të plotësuara nga jashtë. Dhe ky është, të themi, një nga pikat kulminante të manipulimit të këtyre zgjedhjeve që u faktua sot. Por jo vetëm kaq. Ne kemi parë edhe që Edi Rama e dinte rezultatin. E dinte sepse nuk mund të ndodhë ndryshe që një kryeministër që kontrollon katër nga hallkat kryesore të shtetit sot që janë, një – bandat, dy – bashkitë, tre – ministritë dhe të gjithë zinxhiri i drejtorive që ne i kemi denoncuar në “PLUG” se si drejtorët dhe gjithë pothuajse drejtoritë e rëndësishme u zhvendosën në Fier me Belinda Ballukun apo në qarqe të tjera dhe patjetër edhe elementë të tjerë të kapjes së shtetit janë kthyer sot në makineri elektorale. E pamë se çfarë ndodhi se çfarë ndodhi me 10 maj, e pame se çfarë ndodhi me 9 maj në Dibër. E pamë se si paratë e qytetarëve shqiptarë që shkojnë për tendera e investime publike, përfundojnë si para të pista për të blerë votën e tyre për të deformuar vullnetin e tyre dhe kjo është shumë skandaloze. Pamë se si drejtësia u bë një aktor, pa ja kërkuar kush SPAK-ut u bë aktor në këto zgjedhje dhe u bë aktor me idenë që se do të dilte garant i këtij procesi. Pra nëse ne sot kemi humbur besimin tek institucionet që organizojnë që nga KQZ që për mendimin tim është bërë palë e maskaradës zgjedhore e deri tek institucionet e tjera. Doli SPAK e u bë aktor para nisjes së fushatës dhe u bë aktor dhe cenoi në një farë mënyre besimin e qytetarëve shqiptarë….

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button