
Një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Shqipëri, vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve do të mbajnë, sot në orën 15 një konferencë shtypi.
Gjatë kësaj dalje për mediat pritet të prezantohen gjetjet e tyre pas procesit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është një mision i përbashkët i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP OSBE), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe Parlamentit Evropian (PE). Misioni ka gjithsej 365 vëzhgues nga 47 vende, që përfshin 238 ekspertë dhe vëzhgues afatgjatë të dërguar nga ODIHR-i, 97 parlamentarë dhe staf nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, 22 nga PACE dhe 12 nga PE.