
Ka përfunduar numërimi i votave në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Has, ku janë përpunuar të gjitha 28 kutitë e votimit. Gazetarja Mimoza Ibra sjell të dhënat e fundit nga numërimi për këtë qark.
Sipas rezultateve:
Partia Demokratike (PD) ka marrë 3.547 vota, duke u renditur e para.
Partia Socialiste (PS) ka siguruar 2.625 vota.
PD del fituese në këtë bashki verilindore, duke ruajtur epërsinë ndaj PS-së në një zonë tradicionalisht të djathtë.