KryesoreLajme

Dibër/ Ndërpritet numërimi, kjo është arsyeja?

Në bashkinë Dibër procesi i numërimit është ndërprerë prej disa minutash. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Ermelinda Hoxhaj shkak i ndërprerjes është bërë lodhja e komisionerëve, teksa numërimi pritet të rifillojë në mesditë.

Ndërkohë sa i takon rezultateve të deritanishme në këtë qark, duket se kryeson bindshëm Partia Socialiste. Më poshtë ju sjellim rezultatet e deritanishme për bashkitë e këtij qarku.
Në bashkinë e Dibrës kryeson PS me 3109 vota, ndërkohë PD-ASHM me 2465 vota, pra 42% ka arritur të marrë kjo parti deri në këto momente, teksa 53% i ka marrë PS.

Bashkia e Bulqizës kryeson Partia Socialiste më një rezultat me të thellë se bashkitë tjera të këtij qarku.

Në bashkinë e Klosit deri në këto momente janë numëruar gjysmat e kutive të votimit nga 26 në total, teksa në mesditë pritet të përfundojë numërimi. Edhe në bashkinë Mat kryeson PS.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button