
Gazetarja Ambrozia Meta, ka raportuar nga KZAZ numër 36 në Tiranë se për pak do të nisë procesi numërimit.
Ajo theksoi se do të jenë 7 grupe të numërimit në këtë qendër numërimi, ku sipas sa, është më e madhja në kryeqytet.
“Unë ndodhem në Vasil Shanto këtu ku ndodhet KZAZ 36 në kryeqytet, janë qendrat e votimit numër 5. Megjithatë procesi i numërimit nuk ka nisur ende në këto momente i referohemi shifrave të vitit 2021 kanë qenë 68 mijë votues, në këtë zonë. Ndërkohë do të jenë shtatë grupe të numërimit të votave që do të nisë punë pas pak, për tu numëruar të gjitha votat që janë në kuti. Janë 96 qendra votimi. Siç e shihni nga pamjet në këto momente kutitë e votimit kanë mbërritur, dh e tani nga komisioni cilësohet si skanimi i kutive të votimit. Siç e shihni nga pamjet megjithëse të gjitha kutitë kanë mbërritur. Deri në këto momente nuk ka nisur numërimi i votave në ato që cilësohet si një nga KZAZ më të mëdha në kryeqytet.” raportoi gazetarja.