
Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bashkë me një grup vëzhguesish të huaj ka mbërritur në Parkun Olimpik në Tiranë, aty ku janë grumbulluar zarfet e ardhura nga votat e Diasporës.
Sipas informacioneve nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, 78.03% e Diasporës ka votuar në këto zgjedhje parlamentare.
Zarfet e ardhur në KQZ janë 191.912 nga 245.935 që ishin në total, për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Zarfet e fundit, rreth 100 kanë ardhur në orën 18:55, pra pak minuta para se të skandonte afati kohor për dorëzimin në qendrën e numërimit.
Kjo ishte hera e parë që Diaspora merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit për 140 mandate deputetesh në Kuvendin e Shqipërisë.