
KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos e printojë rezultatin e pajisjeve te votimit elektronik për Vorën.
Normalisht në Vorë është zhvilluar votim elektronik. Që do të thotë me përfundimin e votimit pritej mbledhja e usb-ve dhe Vora do ishte e para qe do jepte rezultatin e zgjedhjeve.
Por anëtarë të KZAZ, i kanë deklaruar mediave se kanë marrë urdhër të mos printojnë rezultatet e votimit.
Pra edhe pse duhet te dilnin rezultatet të parat sepse janë votime elektronike.
Është urdhëruar që mos të printohet rezultati shpjegojnë komisionërët dhe për këtë nuk u është dhënë asnjë arsye.
Ata shpjegojnë se urdhri ka ardhur me telefon dhe gojarisht, pra jo i shkruar.