KryesoreLajme
Kryesore

‘Skenë krimi elektoral’ te kandidati i PS/ Këlliçi: Pse Erion Braçe i mohon ‘punonjësit’ e zyrës së tij personale që ia futën vrapit?!

Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi nga ‘skena e krimit’ shumë pranë QV te gjimnazi ‘Petro Nini’, në rrugën ‘Marko Boçari’ ka kapur në flagrancë krimin zgjedhor, ku kandidati për deputet i PS, Erion Braçe e kishte kthyer një zyrë personale në zyrë patronazhimi dhe devijimi vote të qytetarëve.

Pasi është future brenda zyrës së krimit, Këlliçi është shprehur se Braçe ka pretenduar se e ka ambient personal, ndërsa ka deklaruar gjithashtu se nuk I njeh personat që kanë qenë prezentë së bashku me të në zyrë.
Sipas Këlliçit, rasti është tipik krim zgjedhor, ndërsa paralajmëroi kallëzim penal në Komisariatin N.r2 në kryeqytetet dhe në Prokurorinë e Tiranës.

Këlliçi i bëri thirrje Policisë dhe Task-Forcës së SPAK që sipas tij, është in-ekzistente, të hetojë këtë krim të pastër zgjedhor, pasi në atë zyrë ndodheshin zyrtarë të administratës shtetërore.

‘Është zyrë eklektorale e PS, kemi marrë denoncim për krim zgjedhor, duke blerë votat me para. Kemi ardhur për të bërë konstatimin në terren, kanë qenë 6-7 persona që punonin me lista e laptopë, kanë tërhequr e mbyllur derën. Kanë hequr hartën e gjërat dhe ia kanë futur vrapit.

S’ka përse të vërë kapuç e të marrë çantën e të ikë me vrap?! Erion Braçe ka pretenduar se është zyra e punës, zyrë personale e tij. Kam gjetur një situatë të rënduar dhe një që mbronte Braçen është më precedent të theksuar penal. Është e paprecedentë ajo që ka ndodhur e kam telefonuar 6 herë policinë. Nuk vinte patrulla e policisë së shtetit. I kam tel Dr.të Policisë së Tiranës, pasi mund të shkonte në konfrontim e situatës pas 30 minutave ka ardhur.

Kam kërkuar këqyrje të zyrës, futemi brenda dhe i tregoj policisë se ikin njerëzit me vrap, ndërsa Braçe thotë s’i njoh. Ti gjejë Belindi e Policia e Shtetit. PD i janë hequr zyra elektroale, pse kemi qenë 100 m nga QV, kjo është është 30 metra te Petro Nini. Është e paloguar, e pa banderuar. Kanë bërë aktivitet të paligjshëm, kanë qenë punonjës të shtetit.

Policia t’i marrë në pyetje këto persona, punonjës shtetit, telefonat e pajisjet elektorale se përse ishin në këtë zyrë?! Task Forca e SPAK, s’më është prgj asnjë njeri. Edhe Kalaja i ka tel, e zyrtare të tjerë s’ka pasur asnjë qëndrim.

Pse ia kanë futur vrapit dhe janë fshehur nëse Braçe thotë që s’i njoh?! Nëse e ka zyrën e tij elektorale të deklarojë kush janë, çfarë dokumentesh kishin dhe zyra që s’është e deklaruar?!

Ka ardhur zv.drejtori i Policisë së Tiranës, shefi i kom 2. Ka pasur diskutime për këtë situatë, e t’i identifikojë Braçe. Një drejtoreshe shteti ia fut vrapit. Konstatuam ne një vepër penale ndaj erdhëm. Task Forca e SPAK që është in-ekzistenete të hetojë këtë rast flagrancë. Do qëndroj deri sa të ketë vendim për të bërë kallëzim zyrtar në kom 2 dhe prok Tiranë. Meqë i kemi kapur në flagrancë duke blerë vota, e duke mos deklaruar ambientet e votës, do qëndrojmë këtu deri sa të zbardhet ngjarja’, u shpreh Këlliçi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button