
Momentet e fundit përpara mbylljes së votimeve shënuan një skandal të rëndë.
Deputeti socialist, Erion Braçe, ushtroi dhunë ndaj gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta.
Por ndërkohë, Braçe fshihej pas një personi që hiqej si truproja e tij.
Ai është Genc Lulja, një person me rekorde të theksuara kriminale.
Që në vitin 2002, ai u arrestua pasi plagosi me bajonetë një 23-vjeçar.
Më pas Lulja, i njohur si pjesë e çunave të Bales, u arrestua edhe në vitin 2011.
Ai akuzohet për vepra të ndryshme, përfshi këtu dhënie e lekëve me fajde.
Këta janë patronazhistët e dhunshëm të PS-së, me rekorde që datojnë për dekada, por që kanë vazhduar të ushtrojnë presion dhe të manipulojnë vullnetin e shqiptarëve.